Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Nga ana e tjetër, misioni i KFOR-it ka konfirmuar se afër një patrulle të tyre ka pasur të shtëna, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar se shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsiloviq, ka deklaruar se situata në veri është komplekse, dhe se për momentin ndodhet rrugës për në vendin e ngjarjes.
“Për momentin jam rrugës për në Rashkë dhe detyrat e marra nga ushtria serbe do të kryhen”, ka thënë Mojsilloviq.
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka akuzuar mediat pro regjimit të Serbisë se po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim të situatës në Zubin-Potok.
Ai ka shkruar në Twitter se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.
“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi ai.
Ndryshe, tashmë 17 ditë me radhë në veri të Mitrovicës janë vendosur barrikadat nga serbët lokalë, të cilët kanë ndikuar në mbylljen e pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
26 Dhj 2022
Krisma në veri: KFOR konfirmon rastin, Policia e demanton përfshirjen
Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka akuzuar mediat pro regjimit të Serbisë se po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim të situatës në Zubin-Potok.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Pasaportën e Kosovës e fuqizon liberalizimi i vizave
Procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka filluar në shkurt të vitit 2012. Edhe pse në vitin 2018 KE-ja vlerësoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme që ky proces të përfundojë, një gjë e tillë ende s'ka ndodhur.
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Osmani: Serbia tregoi se dakordimet në dialog nuk kanë asnjë vlerë për të
Një ditë pas pajtimit për aneksin e zbatimit të Planit Evropian në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke folur para gazetarëve në Beograd, tha se Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën, pasi nuk e njeh si shtet.
Karateistët kosovarë diskriminohen: Spanja pengon pjesëmarrjen në KE
Pjesëmarrja e sporistëve nga Kosova në garat ndërkombëtare vazhdon të shikohet politikisht. Viktimë e fundit janë anëtarët e FKK-së, të cilët shkak i mosnjohjes së Kosovës nga Spanja pengohen të marrin pjesë në Kampionat Evropian për seniorë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.