Kryediplomati turk Hakan Fidan pritet nga Osmani dhe Kurti / Photo: AA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim shefin e diplomacisë së Türkiyes, Hakan Fidan, me të cilin ka biseduar mbi potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.

“Në takim me ministrin e Jashtëm të Türkiyes, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka shtuar se forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Türkiyes mbetet përkushtim i përbashkët.

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë ka realizuar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, gjatë qëndrimit zyrtar në Prishtinë ka realizuar takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. AA

Në një postim nga llogaria e medias sociale X e ministrisë turke njoftohet se Fidan dhe Kurti u takuan në Prishtinë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan në vigjile të takimeve në Kosovë ka vizituar edhe komandën e Forcave të Paqes së NATO-s në Kosovë (KFOR).

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan në vigjile të takimeve në Kosovë ka vizituar edhe komandën e Forcave të Paqes së NATO-s në Kosovë (KFOR). AA

Përveç krerëve të lartë shtetërorë, Fidan gjatë mëngjesit të sotëm realizoi takim edhe me homologen e tij nga Kosova, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla.

Përveç krerëve të lartë shtetërorë, Fidan gjatë mëngjesit të sotëm realizoi takim edhe me homologen e tij nga Kosova, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla AA
TRT Balkan / agjencitë