Kryeministri Kurti pret në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano      / Foto: AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

Kryeministri Kurti e njoftoi shefin e EULEX-it me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani.

Kurti e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës “RKS” si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga qeveria dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim.

Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës.

AA