Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Türkiyes, Sabri Tunç Angılı           / Foto: AA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Zyra e Kryeministrit bën të ditur se në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, mbrojtjes dhe sigurisë.

Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës.

TRT Balkan / agjencitë