Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomatin turk Hakan Fidan.
Kryeministri Kurti bisedën me ministrin e Jashtëm të Türkiyes Fidan e përshkroi si të mirë. Gjatë bisedës, siç shkruan, i ka ritheksuar synimet më të mira të Kosovës për të vazhduar thellë më tej marrëdhëniet e mira me Türkiyen.
"E falënderova për mbështetjen e Türkiyes për sigurinë tonë kombëtare nëpërmjet mbështetjes së ambicieve tona për anëtarësim në NATO", shkruan Kurti në Twitter.
TRT Balkan