Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut të pasur shoqëror dhe kulturor të Kosovës. Ai ka marrë pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë, në një tryezë të organizuar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi. “Strategjia jonë e arsimit për vitet 2022-2026 përfshin subvencionet e vazhdueshme për hartimin, rishikimin, përkthimin dhe përshtatjen e teksteve e materialeve mësimore në gjuhën turke. Po ashtu, planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin e gjuhës shqipe për komunitetet që kanë gjuhë të tjera, si turqishten për shembull gjuhë amtare”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se vitin e kaluar Qeveria ka gjetur zgjidhje për të ofruar tekste shkollore cilësore në gjuhën turke. “Kryeministri Kurti tha se komuniteti turk është pjesë integrale e mozaikut tonë të pasur shoqëror dhe kulturor. Ai shtoi se, që Kosova të jetë një shtet, ku promovohet shumëgjuhësia, do t'ju ofrojmë mundësi studentëve që të mësojnë gjuhën e mjedisit, siç është turqishtja për shqiptarët në komunat multietnike dhe kësisoj edhe si individë dhe si shtet, do të përfitojmë avantazhe në tregun ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka, tha se testi më i madh para turqve në Kosovë është te regjistrimi i popullsisë, i cili do të bëhet në Kosovë nga shtatori 2023. “Të gjithë duhet të fokusohemi te regjistrimi. Në regjistrim ne duhet të sigurohemi që numri ynë të dalë plotësisht, pa shkaktuar asnjë manipulim”, theksoi Damka. Qeveria e Kosovës planifikon së shpejti të miratojë një pako shtesë prej 3 milionë eurove për komunitetet joshumicë në Kosovë, e cila pritet të ketë masa mbështetëse për vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe ato të reja, për fermerët dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale dhe për shoqërinë civile, që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë.
25 Pri 2023
Kurti: Komuniteti turk, pjesë e pandarë e mozaikut kulturor të Kosovës
Kryetari i KDTP-së, Fikrim Damka, tha se testi më i madh para turqve në Kosovë është te regjistrimi i popullsisë, i cili do të bëhet në Kosovë nga shtatori 2023.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore