Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Türkiye           / Foto: KosovaPress

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Türkiyes, Haluk Gorgun.

Fillimisht, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti ka thënë se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Türkiye, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, si dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Türkiye.

TRT Balkan / agjencitë