Archivbild: Kosovos Premierminister Albin Kurti.     /Foto: AA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se këtë vit kanë ndarë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete joshumicë, në vlerën prej tre milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë vitit 2022 qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve.

Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës. E tillë është Kosova. E tillë është qeverisja jonë. Në vitin 2022,...

Posted by Albin Kurti on Wednesday, November 1, 2023

Sipas tij, ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, dhjetë komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat e tjera të Republikës. Ai ka thënë se Republika e Kosovës është e të gjithëve, jo vetëm e shumicës.

“Një republikë e të gjithëve, jo vetëm e shumicës. E tillë është Kosova. E tillë është qeverisja jonë”, ka shkruar Kurti.

Kurti thekoi sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12,3 milionë eurosh.

TRT Balkan / agjencitë