Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Kosova me rritjen më të madhe në rajon.     Foto: Albin Kurti/Facebook

Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2021 është 10.7 për qind, e cila ishte më e larta në rajon dhe më madhja që nga pas lufta, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në Forumin e Ekonomik të Vjenës.

Duke folur për zhvillimet ekonomike në Kosovë, ai shtoi se Bruto Prodhimi Vendor i Kosovës është rritur për 4 për qind. Rritje sipas tij ka pasur edhe në investimet strategjike.

“Stabiliteti politik është treguar i favorshëm edhe për ambiciet tona. Por, këtë rritjen ekonomike nuk duam ta mbajmë për shtetin, por të shpërndajmë për popullin dhe këtë vit kemi vazhduar me rritje dhe duam të ndalojmë ndikimin e inflacionit”, theksoi Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është duke planifikuar investime prej 4.5 miliardë euro për energji të pastër.

Kurti tha se sipas strategjisë për energjisë nga viti 2031, Kosova pritet të prodhojë energji eklektike 400 megavatë nga era apo 35 për qind të prodhimit të përgjithshëm.

“Në duam të marrim modelin austriak dhe gjermanë të edukimit dual, e cili do të tejkalojë dhe bëhet urë lidhëse profesionale, kështu që është e pa mundur të kemi një rritje ekonomike pa profesionist. Kështu që duhet të kemi punë në tregun e punës për të pasur ngritje të qëndrueshmërisë… Sa i përket energjisë së ripërtritshme, qëllimi ynë në strategji është të vazhdojmë me dekarbonizim dhe efiçiencën për energji dhe të mbrojmë konsumatorin”, tha Kurti.
Mes tjerash kryeministri Kurti në këtë Forum, foli edhe për përkrahjen të cilën Qeveria e Kosovës ua jep qytetarëve përmes pakove ekonomike me qëllim përballjen e inflacionit.

Pjesë e Forumi Ekonomik në Vjenë janë personalitet të larta politike dhe ekonomike nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

TRT Balkan / agjencitë