Kurti: Policia e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në veri.     /Foto: Albin Kurti/Facebook

Në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vetë në zyrë të kryeministrit dhe t’u thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar së njësitet speciale të Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në komunat në veri, derisa para tyre të ketë struktura kriminale.

Në Forumin “Globsec 2023” në Bratisllavë të Sllovakisë, kreu qeveritar e mbrojti punën e Policisë së Kosovës, ndërkaq nënvizoi se nuk mund të qëndrojë vetë në zyrë të kryeministrit dhe t’u thotë kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore të mos shkojnë në zyrat e tyre.

Drejtpërdrejt nga Forumi i Sigurisë Globsec 2023

Posted by Albin Kurti on Wednesday, May 31, 2023

“Ka koordinim me aleatët, por jo çdo herë pajtohemi për çdo gjë. Shembull, për sa u përket ndërtesave komunale, ato i përkasin Republikës së Kosovës. Mund të kuptoj se nuk mund të ketë shumë policë brenda ose para saj. Por, para kësaj nuk duhet të ketë turmë të dhunshme jashtë dhe kemi parë se këta njerëz të dhunshëm që godasin me armë ndaj gazetarëve, KFOR-it dhe policisë... Por, sa u përket këtyre komunave nuk mund të qëndroj në zyrën time si kryeministër dhe t’u them kryetarëve në veri që nuk duhet të hyni në zyrat tuaja”, tha ai.

Prej 26 majit në veri të Kosovës situata sërish është tensionuar për shkak se kryetarët e rinj të zgjedhur më 23 prill në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale kanë tentuar të futen në ndërtesat komunale. Situata më e tensinuar është regjistruar rreth ndërtesës komunale në Zveçan.


TRT Balkan / agjencitë