Kurti: Qeveria do t’u qëndrojë pranë zonave të prekura nga vërshimet.     /Foto: Albin Kurti/Facebook

Dëmet në rajonet e vërshuara në Kosovë janë të mëdha, ndërsa rrezikun nuk ka kaluar i tëri, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se janë duke bërë vlerësimin për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në disa komuna.

“Komunave, familjeve, bizneseve dhe qytetarëve nga zonat e prekura do t’ju qëndrojmë pranë përherë. Ndihma nga Qeveria nuk do të mungojë për asnjë moment. Skënderaj, Mitrovica, Klina e Podujeva bashkë do të ngrihen”, tha kryeministri Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Tek sa po punojmë se bashku për të sanuar dëmet e shkaktuara përveç se me pasojën, kryeministri Kurti, tha se duhet të merremi edhe me shkaktarët e shkallës së vërshimeve.

Të reshurat e dendura javën e kaluar në Kosovë shkaktuan përmbytje në disa vendbanime, me çka u dëmtuan dhjetëra shtëpi, prona dhe biznese.

TRT Balkan