Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı diskutuan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, marrëdhënieve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ky takim u zhvillua si vazhdimësi e vizitës së kryeministrit Kurti në Republikën e Türkiyes ditë më parë.
Kryeministri Kurti qëndroi për vizitë disa ditore në Türkiye, ku më 31 maj 2024 u prit në takim nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me të cilin tha se diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe për mbrojtjen.
Takimi i sivjemë ishte takimi i dytë i Kurtit me Erdoğanin në Türkiye, pas atij në Istanbul, në shkurt 2023.