Vendimi i ynë për targat nuk mund të jetë objekt i negocimit, është vendim i qeverisë sonë, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme (23 nëntor) të Qeverisë së Kosovës.
Në fjalimin e tij para kabinetit qeveritar kryeministri Kurti, foli për takimin e ditë së hënë në Bruksel me presidentin e Seribsë, Aleksandër Vuçiq i realizuar me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, me cka theksoi se përfaqësuesi i lartë i BE-së, (Josep Borrell) fatkeqësisht e kishte ndryshuar premisën e negocimit të ditës së hënës.
“Në kundërshtim me parimin e propozuar nga vetë ai filloi të insistoi në një marrëveshje që adreson vetëm masat e mirëbesimit, pezullimin e gjobave për targa. Qëllimi i madh u hoq nga axhenda. Nevoja urgjente për propozimin Evropian me mbështetje franko-gjermane u zhduk nga tavolina duke iu përshtatuar qëllimit të Serbisë, presidenti i së cilës kishte ardhur në Bruksel, jo për propozimin e BE-së, por për targat”, tha Kurti.
Sipas Kurtit, liderët shtetëror thirren për të bërë marrëveshjen e madhe dhe finale.
"Unë nuk jam as polic, as komandat stacioni, as shef kadastri, as zyrtar dogane që të merrem me gjithçfar cështje teknike që dalin përgjatë bisedimeve. Ne jemi shtet me institucione dhe organe përkatëse të cilët kanë shumë profesionist të zot që i zhvillojnë këso bisedimesh. Unë shkoj atje për marrëveshjen finale, ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër", tha Kurti.
Ndryshe, ai mes tjerash tha se komuniteti serb në Kosovë është komuniteti më i mbrojtur dhe më i priveligjuar në Kushtetëtutë të Republikës. Kjo sipas tij është rezultat i marrëveshjes gjithpërfshirëse të ish-presidentit Finlandez, Mahti Ahtisari i cili ishte udhëheqës i ekipit ndërkombëtar ndërmjetës. Të drejtat për pakica në Kushtetutë e Kosovës siç tha Kurti nuk i gjenë në atë të Serbisë, por nuk i gjejmë as në shumë vende tjera anë e mbanë botës, përfshirë këtu edhe kushtetutat e vendeve më të avancuar të BE-së.
23 Nën 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.