Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë.
Kryeministri Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.
“Unë e falënderoj shefin e CIA-s William Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kurti.
Këto komente Kurti i bëri gjatë përurimit renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare.