Kurtulmuş viziton Maqedoninë e Veriut, pritet nga homologu i tij Gashi            / Foto: AA

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Türkiyes (TBMM), Numan Kurtulmuş, është pritur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga homologu i tij Afrim Gashi.

Garda ceremoniale u vendos para ndërtesës së Kuvendit, ndërsa para kryeparlamentarëve Kurtulmuş dhe Gashi u intonuan himnet e Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut.

Pas pritjes ceremoniale, Kurtulmuş dhe Gashi zhvilluan një takim kokë më kokë, ndërsa më pas u mbajt takim me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Türkiyes.

Pas takimeve, Kurtulmuş do të nënshkruhet në Librin e Kujtimeve, pas çka do të mbahet një konferencë e përbashkët për media mes kryeparlamentarëve​​​​​​​ Kurtulmuş dhe Gashi.

TRT Balkan / agjencitë