Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar sot se pasi mbrëmë së bashku me të dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ata janë thellësisht të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
“I dërguari amerikan Gabriel Escobar dhe unë u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Jemi thellësisht të shqetësuar për situatën në veri dhe bëjmë thirrje për deeskalim të menjëhershëm në terren, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve nga Kosova dhe kthimi në dialogun për normalizim”, shkruan Lajçak në Twitter.
Nga ana tjetër, kryeministri Kurti, pas takimit me emisarët evropianë dhe amerikanë tha rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë, vendore dhe ndërkombëtare, si dhe ndaj gazetarëve.