​Lajçak-Kurti:U pajtuam për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve Kosovë-Serbi.     /Foto: Miroslav Lajčák/Twitter

Lajçak, i cili mbrëmë u prit nga Kurti dhe Bislimi në një darkë pune, njoftoi në rrjetet sociale se me ta pati "diskutime të hapura dhe intensive".

"U ktheva në Kosovë sot për t’i vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me kryeministrin Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Bisnik Bislimin, për hapat e radhës dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut të zbatohen plotësisht", shkroi Lajçak.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas vizitës së tij bashkë me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gjermania, Franca dhe Italia, në kuadër të përpjekjeve për të arritur deri te një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

TRT Balkan / agjencitë