Lajçak: Në dy javët e fundit fokusi ishte në dialogun Beograd-Prishtinë / Photo: AA

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, deklaroi se dy javët e fundit kanë qenë një "vorbull e përpjekjeve diplomatike" që synojnë të bëjnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se fokusi kryesor i 14 ditëve të fundit ka qenë dialog.

Në rrjetin social Facebook, Lajçak, duke përmbledhur dy javët e fundit, njoftoi se megjithëse nuk kishte marrëveshje për agjendën e takimit trepalësh në raundin e fundit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të martën në Bruksel, u diskutuan çështje politike e teknike dhe se "U prezantuan hapa të rëndësishëm se kush do të udhëheqë ‘diskutimin e radhës’.

“Të martën kam thirrur Kosovën dhe Serbinë në Bruksel për takime të veçanta. Edhe pse nuk arritëm të biem dakord për agjendën e takimit trepalësh, ne diskutuam çështje politike e teknike dhe përcaktuam hapat e rëndësishëm që do të udhëheqin diskutimin tonë të ardhshëm”, ka shkruar Lajçak.

TRT Balkan / agjencitë