Maqedonci takon shefin e FARSh-it: Bashkë jemi më të fortë!     /Foto: Ejup Maqedonci/Facebook

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Ejup Maqedonci ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral major Arben Kingji.

Ata në këtë takim, siç njofton Maqedonci, diskutuan rreth situatës aktuale të sigurisë, si dhe mundësisë së thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet forcave të të dyja vendeve në disa fusha ushtarake.

“Me këtë rast, shpreha mirënjohjen time të thellë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kontributin e veçantë të tyre në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes”, ka shkruar Maqedonci në rrjete sociale.

Ishte nder që sot të pres në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral major...

Posted by Ejup Maqedonci on Wednesday, November 15, 2023

Ai gjithashtu ka ritheksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për Kosovën, mbështetja direkte nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe FARSh-it, si shtet anëtar i NATO-s, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

“U dakorduam të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për të garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare.

Bashkë jemi më të fortë!”, ka përfunduar Maqedonci.

TRT Balkan