Lajçak: Vlerësoj qëndrimet e presidentit Begaj për dialogun Kosovë-Serbi.     /Foto: Mirosllav Lajçak/X

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj në ShBA.

Në një postim në rrjetin X, Lajçak bën të ditur detaje nga biseda me Begajn ku në fokus ka qenë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak vlerësoi qëndrimet e presidentit të Shqipërisë për vazhdimin e dialogut me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

“Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë për integrimin e rajonit. Presim me padurim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak në rrjetin social X.

Ndryshe, emisari Lajçak dje zhvilloi takim edhe me presidenten e Kosovës, me çka njoftoi se patën një bisedë të detajuar dhe të dobishme.

TRT Balkan / agjencitë