18:05 Tensione edhe në Leposaviq
Pas tensioneve në Komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në Leposaviq. Ndërkohë, policia e Kosovës ka nisur heqjen e një kamioni që është vendosur si barrikadë. Provokimet e protestuesve serbë po vazhdojnë edhe në Leposaviq. Ndërkohë, policia ka ngritur një perimetër të sigurisë afër komunës. Në Leposaviq janë bllokuar rrugët në hyrje dhe dalje me kamionë e zhavorre.17:12 Bislimi: Kryetarët e komunave detyrat i kryejnë nga ndërtesat komunale
Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njëjtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre, shkruan në Facebook, zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
“Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por, kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs”, shkruan Bislimi.
16:50 Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier dënon aksionin në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në objektet komunale në veri të Kosovës.Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Twitter ka shkruar se dhuna e sotme në veri duhet të ndalohet menjëherë.
“ShBA-ja dënon aksionin e ndërmarrë nga autoritetet e Kosovës për t’iu qasur objekteve komunale në veri të Kosovës. Masa e dhunshme sot duhet të ndalohet menjëherë”, ka shkruar Hovenier.
16: 20 Lëndohen pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Zveçan
Me qëllim të pengimit të hyrjes së kryetarëve të komunave në vendet e tyre të punës, pranë hyrjeve të objekteve komunale të tri komunave janë tubuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe stafit përcjellës në objektet zyrtare të komunave.
Përveç personave të angazhuar dhe automjeteve/mjeteve të tyre të vendosura në afërsi dhe pranë objekteve komunale, në komunat veriore janë lëshuar edhe alarmet të cilat përdoren nga strukturat kriminale për mobilizim dhe tubime. Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe rrethanave të krijuara nga ana e qytetarëve të tubuar, të cilët pengonin organet e rendit dhe zyrtarët shtetërorë në ushtrimin e së drejtës së tyre legjitime. Zyrtarët e rendit publik vazhdimisht kanë biseduar me qytetarët e tubuar, duke kërkuar që të largohen dhe të mos pengohet puna e zyrtarëve shtetërorë, të lirohet rruga dhe të lejohet hyrja e tyre në vendet e punës, mirëpo ata kanë refuzuar në vazhdimësi.
Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok-bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë, të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu, janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë. Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë të jetës së zyrtarëve policorë, njësitet policore relevante në vetëmbrojtje janë detyruar të reagojnë dhe të përdorin mjetet e ligjshme, përfshirë gazin lotsjellës për shpërndarje të turmës, dhe për t’ua mundësuar hyrjen kryetarëve në objektet komunale.
Lidhur me veprimet e deritanishme Policia ka bashkëpunuar dhe ka koordinuar veprimet me organet e drejtësisë, të cilët rastin e kanë cilësuar si “Sulm kundër Rendit Kushtetues”. Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.
Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e komunës
Kryetari i ri i Komunës së Zveçanit Ilir Peci gjendet në vendin e tij të punës në Komunën e Zveçanit, ku po ruhet nga Policia e Kosovës.
Policia ka vendosur një perimetër të sigurisë në një distancë prej 150 metrave përreth komunës, ku askush nuk po lejohet të ofrohet. Siç raporton ekipi i KosovaPressit, shihen dhjetëra protestues serbë, por edhe zyrtarët e policisë.
Aktualisht gjithçka është qetë, ndërkohë më herët kishte të shtëna me armë dhe serbët dëgjoheshin duke thënë 'vrite, vrite'. Aty ka reaguar policia duke shpërndarë protestuesit serbë me gaz lotësjellës dhe shok-bombë.
Krasniqi: Kryetarët e rinj duhet ta kryejnë punën nga zyrat e komunave
Pas tensioneve në veri të vendit, ka reaguar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai ka thënë se institucionet qendrore e kanë obligim t’ua mundësojnë kryetarëve të zgjedhur përmbushjen e obligimeve.
Krasniqi ka thënë se ministria që ai drejton ofron mbështetjen e plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve në veri. Sipas tij kryetarët e rinj duhet ta kryejnë punën nga zyrat e komunave.
“Ata janë zotuar që do t'u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim. Si ministri dhe institucione qendrore japim mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore të kryetarëve të rinj. E si institucione qendrore e kemi obligim t'ua sigurojmë dhe t'ua mundësojmë përmbushjen e këtyre obligimeve. Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi.
Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.
Komuna është e qytetarëve. Qytetarët nuk mund të mbeten pa komunë”, ka shkruar Krasniqi. Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka njoftuar se po asiston kryetarët e zgjedhur për të hyrë në objektet komunale.
Tensionet në Kosovë, Vuçiq urdhëron gatishmëri të lartë të ushtrisë serbe
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka konfirmuar se Vuçiq ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake dhe ka shtuar se situata në Kosovë është dramatike.
Presidenti i Serbisë njëherësh edhe komandant i përgjithshëm Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka konfirmuar se Vuçiq ka nënshkruar urdhrin për ngritjen e gatishmërisë luftarake dhe ka shtuar se situata në Kosovë është dramatike.
Bllokohen hyrje-daljet e Leposaviqit Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.
Strukturat ilegale kanë lëshuar alarm në orën 12:00. I cili është ndërprerë pas 30 minutave.
KosovaPress mëson se dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.
Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz lotësjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.
Policia e Kosovës shpërndau protestuesit
Një përleshje ka ndodhur në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbudhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit. Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të detyrës zyrtare, sot është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse
Aty janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërkohë Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë qytetarët, ku ka përdorur edhe lotsjellës. Siç raporton KosovaPress, në Zveçan është djegur edhe një veturë e policisë.
Struktura ilegale kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë, për të penguar angazhimin e policisë në asistimin që po bëjnë kryetarëve të rinj.
Më 23 prill u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës. Ndërkaq, dje tre kryetarët e komunave të Leposaviqit, të Zubin Potokut dhe të Zveçanit dhanë betimin.