Mali i Zi feston Ditën e Shtetësisë.     /Foto: AA 

Mali i Zi sot feston Ditën e Shtetësisë, në kujtim të 13 korrikut 1878, kur u njoh si shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit, si dhe të njëjtën datë në vitin 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me rastin e Ditës së Shtetësisë organizoi të mërkurën një pritje, nga e cila tha se nuk ka datë më të rëndësishme për popullin malazez se 13 korriku, sepse është vertikale vlera e zhvillimit të vendit, bazuar në lirinë, antifashizmin dhe barazinë.

Ai tha se luftërat shekullore për mbijetesë, në udhëkryqin shkëmbor të Evropës, e bënë Malin e Zi një simbol të këmbënguljes, çdo pëllëmbë liri e të cilit u pagua shtrenjtë me jetën e bijve dhe vajzave më të mira.

“Flaka e mosbindjes nuk është shuar kurrë në këtë karst tonë”, shtoi Millatoviq.

Ai tha se nuk ka 13 korrik 1941 pa 13 korrik 1878.

Sipas tij, dy data identike në muaj, të ndara me 63 vjet, në fakt janë një simbiozë e lirisë dhe e sfidës, si përcaktuesit më të rëndësishëm të karakterit të aspiratave të shtetit të Malit të Zi.

“Nuk ka datë më të rëndësishme për popullin tonë se kjo, e cila është arsyeja e tubimit, sepse është vlera vertikale e zhvillimit të vendit tonë, bazuar në lirinë, antifashizmin dhe barazinë”, tha Millatoviq.

Në pritjen në Pallatin Blu në Cetinje morën pjesë përfaqësues të jetës politike, shkencore, kulturore, ekonomike dhe sportive të Malit të Zi dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë. Aty ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe zyrtarë të lartë të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Malit të Zi, ditët jopune janë data 13 dhe 14 korrik.


AA