Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot shënojnë jubilej njëshekullor. Në suaza të kësaj dite kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 100 vjetorin e diplomacisë me SHBA-në.
“Mirëmëngjes dhe sot, në ditën e fiks 100-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në sheshin Skënderbej”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.
Të dhënat historike flasin se marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të Shqipërisë.
Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.
Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.
Më pas Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll më 16 shtator 1939, ndërsa ngrirja e marrëdhënieve zgjati edhe gjatë kohës kur në pushtet erdhi Enver Hoxha.
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i ngarkuar me Punë dhe i pasuar nga Ambasadori i SHBA William Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.
Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha marrëdhënia midis dy vendeve filluan me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Woodrow Willson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra shqiptarë në Amerikë, të cilët mbajtën kontakte me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.
Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit James A. Baker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i SHBA, që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Që nga ajo kohë, marrëdhëniet SHBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës.
28 Kor 2022
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri - SHBA, shënojnë një shekull
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922
ATA
Lajme të ngjashme
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore
Në takimin e ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti dhe homologes së saj nga Maqedonia e Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska në Tiranë u diskutua mbi luftën e pa kompromis kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore materiale.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.