Partia Demokratike e Republikës së Shqipërisë depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit.
Në një prononcim për mediet para Gjykatës Kushtetuese, nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi, e cilësoi atë një aferë e gatur në fshehtësi.
“Jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë qëllimisht kështu, sepse është një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private, marrja e pasurisë publike, Porti i Durrësit dhe dhënia për interes përfitimi individësh privat nën petkun e investitorit strategjik, por në fakt me kompani offshore që në fakt pas tyre qëndrojnë interesat e pushtetarëve. Pikërisht këtë ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë se Gjykata Kushtetuese do të qëndrojë në nivelin e saj që pritet nga opinioni publik, dhe të zbatojë Kushtetutën në mbrojtjen e interesit publik”, tha ai.
Ai shtoi se Porti i Durrësit është një aset ekonomik i të gjithë shqiptarëve.
“Porti i Durrësit është atje si themel i një qyteti 3-mijëvjeçar dhe nuk mund t’u merret qytetarëve. Ne do ta bëjmë këtë betejë, sepse nuk mundet që magaafera më e madhe korruptive të jetë simboli i mënyrës së qeverisjes. Këtë PD nuk do ta lejojë”, tha Bylykbashi.
Pas këtij hapi të opozitës në Shqipëri, kryeministri Ed Rama, përmes një shkrimi në Twitter, tha se synimi i këtij sulmi të dëshpëruar është pengimi i këtij investimi të madh transformues për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë, përmes intimidimit të një prej kompanive flamur të Emirateve të Bashkuara, të cilën e kemi sjellë me mbështetjen e Presidentit, Sheikh Muhammed Bin Zayed.
11 Nën 2022
Marrëveshja për Portin e Durrësit kontestohet para Gjykatës Kushtetuese
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi sot në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë e ka depozituar padinë kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit, të cilën qeveria e nënshkroi muaj më par.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Shqipëri-Maqedoni e Veriut, diskutohet ruajtja e trashigimisë kulturore
Në takimin e ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti dhe homologes së saj nga Maqedonia e Veriut, Bisera Kostadinovska Stojçevska në Tiranë u diskutua mbi luftën e pa kompromis kundër trafikut të paligjshëm të pasurisë kulturore materiale.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.