Më 18 dhjetor në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit në Republikën e Kosovë është caktuar të mbahen zgjedhjet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave. Ky vendim është marrë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takimin e fundit me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, në përputhje me ketë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në vendimin e Presidentes Osmani për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.
Por, ndaj këtij vendimi të presidentes Osmani, kanë reaguar nga Lista Srpska, të cilët përmes një kumtesë kanë njoftuar se në zgjedhjet e caktuar për 18 dhjetor.
“informojmë opinionin se Lista Sërspka nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe as qytetarët që mbështesin partinë tonë, prej të cilave mbi 95 për qind janë në këto zona”, thonë nga Lista Sërpska
Presidentja Osmani duke e sqaruar vendimin ka potencuar se do t’i drejtojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor. Gjithashtu, siç tha ajo edhe institucionet e sigurisë do t’i ndërmarrin të gjitha masat në mënyrë që qytetarët pa dallim etnie, të ndihen të mbrojtur, të sigurt dhe t`i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese.
Ndryshe, nga 1 nëntori në Veri të Kosovës situata përsëri ështe tensionuar si rezultatat i vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e procesit të qortimit të pronarëve të makinave me targa serbe.
15 Nën 2022
Më 18 dhjetor zgjedhje lokale në Veri, Lista Sërpska nuk merr pjesë
Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë ditë më parë sollën vendim që të largohen nga institucionet e shtetit.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.