Ministri turk i Tregtisë pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut. / Foto: AA Archive

Ministri i Tregtisë së Türkiyes, Ömer Bolat, ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë dhe të Punës të Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi.

Ministri Bolat nëpërmjet një postimi informoi rreth takimit të tij me homologun nga Maqedonia e Veriut dhe delegacionin shoqërues që u zhvillua në selinë e ministrisë në Ankara.

Duke thënë se gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen, Bolat tha:

"Si Türkiye, ne i kushtojmë rëndësi të madhe rritjes së vëllimit të tregtisë dypalëshe dhe forcimit të fushave tona të bashkëpunimit, veçanërisht industrisë së mbrojtjes, me Maqedoninë e Veriut, ku kompanitë tona janë ndër grupet e rëndësishme të investitorëve dhe ku jemi partneri i 7-të më i madh tregtar".

"Shpresoj se takimi ynë i zhvilluar sot do të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe jam i lumtur të pres si mysafirë ministrin e nderuar dhe delegacionin e tij në këtë ditë të lavdishme kur festojmë 101-vjetorin e Republikës sonë", tha ministri Bolat.

TRT Balkan / agjencitë