Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar, e cila ishte pjesëmarrëse e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Pas takimit të mbajtur të presidentes Osmani me homologen e saj Musar, të dyja presidentet janë deklaruar për media.
Ajo theksoi votimin e nesërm të Këshillit të Evropës për të cilin tha se ato vota janë që do të fuqizojnë Kosovën.
Ndërkaq, presidentja sllovene Natasha Pirc-Musar tha se, përderisa dialogu vazhdon, ekziston një dritë në fund të tunelit për Kosovën dhe Serbinë. Ajo shtoi se Kosova e ka mbështetjen e shtetit slloven për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare.
Pas takimit me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc-Musar, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti në takim edhe presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.