"Në javën kur shënojmë përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Nga 5 maji, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë", shkroi ambasadorja Ziv në rrjetin social X.
Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2021, një vendim që të dyja vendet e cilësuan si historik.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit u dakordua në Uashington si pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas kësaj, Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në vitin 2021, por Bashkimi Evropian (BE) shprehu keqardhje për këtë vendim, duke pasur parasysh se statusi i Jerusalemit mbetet i pazgjidhur për BE-në.