Forumi Shqiptar fitoi një shumicë absolute, pra 51.8 për qind të votave në zgjedhjet lokale në Tuz të Malit të Zi.
Forumi Shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike e Shqiptarëve dhe Bashkimi Kombëtar i Shqiptarëve, fitoi 18 mandate.
Koalicioni rreth Partisë Demokratike të Socialistëve Pravi Putem fitoi 12 mandate, ndërsa Mali i Zi Demokratik dhe Partia Socialdemokrate fituan nga një mandat.
Në zgjedhje morën pjesë 8.245 votues ose 66,56 për qind. 69 fletë votimi ishin të pavlefshme.
Kandidati për kryetar të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pas përfundimit të procesi zgjedhor nëpërmjet Facebookut, i falenderoi qytetarët për atmosferën e qetë dhe demokratike gjatë votimit për zgjedhjet lokale.
“Ju keni dëshmuar se jeni shembull i sjelljes së shkëlqyer, përgjegjësisë, seriozitetit dhe shkallës së lartë të vetëdijes demokratike. Prandaj, ju ftoj t’i presim rezultatet përfundimtare në një atmosferë paqësore dhe t'i mundësojmë autoritetit kompetent numërimin e votave në mënyrë të drejtë dhe të saktë”, shkruan Gjeloshaj.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e dyta lokale, pasi Tuzi u bë komunë e pavarur në vitin 2018.