Serbia më 17 dhjetor në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale

Serbia më 17 dhjetor në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale

Serbët do të zgjedhin anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare prej 250 vendesh.
Serbia më 17 dhjetor në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale.     /Foto: AA

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi të enjten se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen më 17 dhjetor.

"Do të ketë zgjedhje parlamentare, të Beogradit dhe të Vojvodinës," i tha Vuçiq transmetuesit kombëtar komercial Prva TV, duke shtuar se ai po përmbush dëshirën e opozitës.

Vuçiq tha se është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në mënyrë që njerëzit të thonë fjalën e tyre.

“Populli duhet të shprehet, populli është bartës i sovranitetit... Është në dorën e popullit të thotë se çfarë politike do dhe unë nuk e kam problem me këtë... Nëse mund të fitojmë besimin e qytetarëve, kjo është mirë. Ne nuk mund të lejojmë dikë tjetër të sundojë", shtoi ai.

Zgjedhjet duhet të shpallen deri më 2 nëntor nga Kuvendi i Serbisë që të mbahen më 17 dhjetor.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në rreth 60 komuna në mbarë Serbinë.

TRT Balkan / agjencitë