Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë reaguar pas marrëveshjes së arritur midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) për dokumentet e hyrje/daljeve.
Presidentja Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen e tyre deri tek arritja e kësaj marrëveshje. Në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se Kosova do të vazhdojë angazhimin edhe drejt njohjes reciproke.
“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”, shkroi Osmani.
Kryeministri Kurti pas marrëveshjes së arritur, të kumtuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell, ka publikuar në rrjetet sociale një intervistë që ka dhënë për një medium gjerman.
Ai specifikoi se në këtë intervistë kishte thënë se “reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore”.
Më herët, Borrell deklaroi se është arritur marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve shtesë për hyrje/daljet e shtetasve serbë në Kosovë dhe shtetasve të Kosovës në Serbi.
“Ne kemi një marrëveshje. Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, shkroi Borrell, duke theksuar se kjo është "½-ta e marrëveshjes".
Tani palëve u mbetet që të gjejnë zgjidhje edhe për vendimin e mbetur të Qeverisë së Kosovës, atë të regjistrimit të targave ilegale të automjeteve që qarkullojnë në komunat me shumicë serbe, në “RKS”.
27 Gus 2022
AA
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.