Presidentja Osmani, theksoi se Gjermania dhe aleatët e tjerë nuk do të kërkojnë nga Kosova asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e saj.     Foto: Vjosa Osmani/Facebook

“Fake news” e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, “draftin për asociacionin”. Ajo të premten në një konferencë për media në prag të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, tha se iniciativa franko-gjermane ka për qëllim intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja Osmani, theksoi se Gjermania dhe aleatët e tjerë nuk do të kërkojnë nga Kosova asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e saj.

“Nuk e kam atë draft në tavolinë, sepse është ‘fake news’. Pra, nuk është e vërtet që ekziston një draft gjerman që i është dorëzuar institucioneve të Kosovës dhe as nuk do të ketë. Kjo për shkak se qëndrimi i partnereve tanë është i qartë dhe atë nuk thonë vetëm themelojeni Asociacionin, por edhe e pjesa e dytë e kërkesës është shumë me rëndësi, e përmendin që se asnjë veprim i tillë nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Kushtetueses”, tha presidentja Osmani.

Mes tjerash ajo sqaroi se në takimin që ka pasur me Sekretari amerikan Blinken në ShBA, ai i rikonfirmuar se nga Kosova nuk do të kërkohet asgjë që do të bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, ajo e ka komentuar edhe propozimin e Gabriel Escobarit, përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, për shtyrjen për 10 muaj të vendimit për targat.

Presidentja e vendit tha se shtyrja e vazhdueshme nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave serbe ndaj serbëve lokalë të Kosovës. Ndërsa, ajo u shpreh bindur se 90 për qind e serbëve që jetojnë në vend i kanë ndërruar targat në “RKS”.
“Shtyrja e vazhdueshme nënkupton që po tolerohen këto kërcënime të bandave kriminale në raport me serbët lokalë. Prandaj, po e themi që kjo mbi të gjitha është çështje e sundimit të ligjit, nuk është kurrsesi kundër serbëve”, u shpreh ajo.

Kosova Press