Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë, tha sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo theksoi se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.
"Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t'i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë, me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar", deklaroi Osmani.
Ndryshe, në samitin e Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, të zhvilluar në Bruksel javën e kaluar presidentja Osmani deklaroi se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë.