Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për situatën e krijuar në veri të vendit sot do të zhvilloj një takim me disa nga institucionet e sigurisë.
Kam kërkuar raport në bazë ditore sot kam takim me disa institucione të sigurisë të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në vëri tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta qe do ta kem lidhur me situatën”, tha ajo.
“Në momentin që do ta marr raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, është shprehur ajo.
“ Nëse një kërkesë e tillë vjen pasi të dorëzohet vlerësimi i institucioneve të sigurisë KQZ-së si presidente do ta bëjë vlerësimin tim dhe atë do ta ndaj me partitë politike por patjetër duhet të ketë konsensus jo unanimitet të plotë por kërkohet konsensus. Besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thënë Osmani.
8 Dhj 2022
Osmani në takim me institucionet e sigurisë për situatën në Veri të Kosovës
Me vendim të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani më 18 dhjetor në katër komunat në veri të vendit janë planifikuar të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, respektivisht me 25 dhjetor zgjedhjet për kuvendin komunal në Leposaviq dhe Zveçan.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.