Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përsëritur qëndrimin e saj për targat serbe dhe ka theksuar se çështja ka të bëjë me sundimin e ligjit. Duke marrë pjesë në një event për mbjelljen e rreth 500 drunjëve në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ajo tha si liderë institucionalë të Kosovës, ashtu edhe miqtë qëllimin e kanë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në Kosovë e përtej.
“Në koordinim të plotë me partnerët tanë do të gjejmë një zgjidhje, ky qytetarët serbë nuk do të ndihen as të kërcënuar, as të frikësuar, sepse qëllimi është i mirë për ta dhe natyrisht që bashkërisht t’i vazhdojmë përpjekjet tona për sundim të ligjit dhe për luftim të bandave kriminale, të cilat po djegin shtëpi, po djegin makina”, tha Osmani.
Propozimet e ndërkombëtarëve rreth çështjes së targava ajo i vlerësoi si sugjerime dhe jo si presion.
“Ne duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, ku edhe respektohen obligimet ligjore e kushtetuese që i kemi ne si institucione, e, në anën tjetër, të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë të ndihen të mbrojtur, të ndihen të informuar dhe, po ashtu, i mbrojmë ata, mbi të gjitha, nga kërcënimet e vazhdueshme që po ua bëjnë bandat kriminale serbe dhe besoj që të gjendet një zgjidhje përpara, e cila edhe e respekton afatin, edhe i mbron serbët nga këto kërcënime të vazhdueshme që po i kanë”, tha Osmani.
Ndryshe, më 31 tetor përfundon afati i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave të lëshuara nga autoritet serbe.
26 Tet 2022
Osmani për targat serbe: Gjithçka vjen nga miqtë tanë është sugjerim
Më 31 tetor përfundon afati i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave të lëshuara nga autoritet serbe.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.