Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar në Budapest të Hungarisë shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, presidentja kosovare tha se me Rutten diskutuan për çështjen e sigurisë në Kosovë.
“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë”, shkroi Osmani.
Osmani bëri të ditur se me shefin e NATO-s gjithashtu kanë diskutuar edhe rolin dhe kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përfaqësoi Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota.
TRT Balkan / agjencitë