Osmani: Vuçiq vazhdimësi e mendësisë së viteve '90.     Foto: Edi Rama/Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e përfaqëson shtetin në samitin e BE-Ballkani Perëndimor i cili për herë të parë po mbahet në Tiranë. Duke folur para mediave, presidentja Osmani tha se duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra, sidomos kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mes të tjerash, ajo foli edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me cka tha se Vuçiq, (presidenti i Serbisë), fatkeqësisht është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në Serbi gjatë viteve të 90-ta, që shkaktoi luftëra dhe vrasje të 150 mijë civilëve.

“Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta ajo çka po tregon Vuçiqi. Ne po shtrijmë dorën e bashkëpunimit, edhe pse ata kurrë nuk kanë kërkuar falje për krimet që kanë kryer, dhe besojmë fort që dialogu që udhëhiqet nga BE-ja dhe mbështetet nga plotësisht nga ShBA-ja është e vetmja mënyrë për të ecur përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare e përqendruar te njohja e ndërsjellët”, tha presidentja Osmani.

TRT Balkan