Negociatat për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi po hyjnë në fazën përfundimtare. Mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, Millojko Spajiq, ia ka ofruar hyrjen në Qeveri Partisë Boshnjake dhe partive shqiptare, të cilën ata e kanë pranuar.
Bordi kryesor i Partisë Boshnjake mbrëmë ka mbajtur një mbledhje në Rozhaje, ku njëzëri është përkrahur propozimi për pjesëmarrje në Qeveri. Sipas informacioneve të Patrisë Boshnjake, Qeveria e re malazeze, kryeministër i së cilës do të jetë Spajiq, do të përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Boshnjake, partitë kombëtare shqiptare dhe Iniciativa Qytetare Kroate.
Partia Boshnjake ka njoftuar mbrëmë vonë se në seancën e Bordit Kryesor të kësaj partie është konstatuar se mandatari Millojko Spajiq ka respektuar dhe pranuar parimet programore të PB-s, mbi të cilat do të mbështetet puna e Qeverisë së ardhshme.
“Nëpërmjet pjesëmarrjes në qeveri, partia boshnjake do të vazhdojë të promovojë politikat e integrimit euroatlantik, zhvillimin e balancuar rajonal, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmirësimin e standardeve të qytetarëve, si dhe avancimin e të drejtave të pakicave", njoftoi Partia Boshnjake.
Forumi Shqiptar pranoi të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, tha kreu i saj, Nik Gjeloshaj.
Sipas tij, “Forumi Shqiptar arriti të përmbushë programin e tij gjatë negociatave, sipas të cilit do të kemi decentralizim, pikat e basteve dhe kazinotë do të vendosen në një sistem krejtësisht të ndryshëm nga ai që janë derisa të mbyllen plotësisht dhe ne do ofrojnë pensione pleqërie për të gjithë qytetarët”.
“Në të njëjtën kohë, Forumi Shqiptar do të marrë pjesë në qeveri, i cili do të marrë përgjegjësinë e Zëvendëskryeministrit për Investimet Kapitale dhe Ministrit të Administratës Publike. Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes të publikut, për të përmirësuar programin tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe kombeve, e veçanërisht zhvillimin ekonomik të të gjithë qytetarëve”, tha Gjeloshaj.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 qershor, Lëvizja Evropa Tani fitoi 24 mandate, koalicioni i mbledhur rreth DPS-së fitoi 21 mandate, koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi 13 mandate, koalicioni Demokratët dhe URA 11 mandate, Partia Boshnjake 6 mandate, PKSh-ja dhe Forumi Shqiptar dy mandate, ndërsa Nisma Qytetare Kroate dhe Koalicioni Shqiptar fituan nga një mandat.
Më 10 gusht, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, propozoi Spajiqin për mandatar. Afati për përbërjen e Qeverisë së re është 90 ditë.