Serbia me qeveri të re, kryeministër Millosh Vuçeviq /         Foto: AA

Pas dy ditë diskutimesh, Kuvendi Kombëtar i Serbisë votoi të enjten për qeverinë e re, e cila do të udhëhiqet nga ish-ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq.

Qeveria e re e Serbisë ka 31 anëtarë, nga të cilët pesë janë ministra pa portofol. Deputetët e mbështetën programin e qeverisë së re dhe propozimin për president dhe anëtarë të qeverisë me 152 vota “pro”.

Nga 213 deputetë që votuan, 152 e mbështetën zgjedhjen e Qeverisë së re, ndërsa 61 deputetë ishin “kundër”.

Vuçeviq në postin e ri do të zëvendësojë Ana Bërnabiqin, e cila u zgjodh kryetare e Kuvendit Kombëtar të Serbisë.

Siniša Mali do të jetë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Financave, Ivica Daçiq zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin do të jetë zëvendëskryeministër, Irena Vujović zëvendëskryeministre dhe ministër i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Menaxhimit të Ujërave, Goran Vesiq Ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Dubravka Gedoviq - Handanoviq, Ministre e Minierave dhe Energjisë, Tomisllav Momiroviq, Ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Maja Popoviq, Ministre e Drejtësisë, Jelena Žariq-Kovaçeviq, Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Tomisllav Žigmanov, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Social, Bratislav Gashiq, Ministër i Mbrojtjes, Marko Gjuriq Ministër i Punëve të Jashtme.

Tanja Miščević do të jetë Ministre për Integrime Evropiane, Slavica Đukić-Dejanović ministre e Arsimit, Zllatibor Lonçar Ministër i Shëndetësisë, Nemanja Starović Ministër i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Milica Đudjević-Stanković ministre e Kujdesit Familjar dhe demografia, Zoran Gajić ministër i sportit, Nikola Selakoviq, ministër i kulturës, Milan Krkobabić, ministër i kujdesit rural, Jelena Begović, ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit, Husein Memic, Ministër i Turizmit dhe Rinisë, Dejan Ristiq, Ministër i Informata dhe Telekomunikacion, Darko Glishiq, Ministër i Investimeve Publike, ndërsa Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeviq, Usame Zukurliq, Nenad Popoviq dhe Tatjana Macura do të jenë ministra pa portofol.

Vuçeviq tha dje se Qeveria e Serbisë që do ta drejtojë do të jetë në masën më të madhe Qeveri e vazhdimësisë.

AA