Përcaktohet përgjegjësia e policit të Malit të Zi që ngacmoi Petraq Milon.   / Foto: AA

Administrata e Policisë së Malit të Zi ka bërë të ditur videon e publikuar në rrjetet sociale, ku regjistrohet keqtrajtimi i shtetasve shqiptarë nga pjesëtarë të policisë malazeze. Së fundmi, viktimë e keqtrajtimit vulgar ka qenë profesori universitar dhe ish-këshilltari për financa publike dhe politika monetare i kryeministrit të Shqipërisë, Petraq Milo.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për një ngjarje nga 15 janari që ka ndodhur në pikën e përbashkët kufitare Sukobinë-Muriqan dhe se është publikuar një video e vjetër e së njëjtës ngjarje, e cila është filmuar nga një kënd tjetër.

Kjo ngjarje sipas organeve policore të Malit të Zi ka qenë objekt i një fjalimi publik nga Drejtoria e Policisë dhe tani është publikuar një video e vjetër e së njëjtës ngjarje, e cila është regjistruar nga një kënd tjetër.

“Lidhur me ngjarjen në fjalë janë marrë masat dhe veprimet zyrtare që kanë rezultuar në identifikimin e të gjithë aktorëve të ngjarjes në fjalë dhe po vijon procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së punonjësve të Drejtorisë së Policisë, si dhe procedurë para Departamentit për Kontroll të Brendshëm të Policisë – MPB”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Drejtoria e Policisë ka njoftuar opinionin se në lidhje me të gjitha regjistrimet që shfaqen në rrjetet sociale dhe media ndërmerr masa dhe veprime brenda juridiksionit të saj “për të konstatuar të gjitha faktet relevante, të cilat përfundimisht mund të rezultojnë në zbatimin e aktiviteteve të tjera të parashikuara me ligj”.

Lidhur me keqtrajtimin e Petraq Milos kanë reaguar parti të shumta politike si dhe organizata joqeveritare.

TRT Balkan / agjencitë