Policia e Kosovës arreston edhe një të dyshuar për sulmet ndaj mediave.     /Foto: Reuters

Aksionet e policicore të Policisë së Kosovës për kapjen dhe arrestimin e të dyshuarve për sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga ngjarjet në veri të vendit vazhdojnë. Në njoftimin e fundit të Policisë së Kosovës, thuhet se arrestimi i fundit ka ndodhur në një fshat të Leposaviqit.

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve”, thotë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin e radhës për sulm ndaj gazetarëve Prishtinë, më 19 qershor 2023 Sot, në orët e...

Posted by Kosovo Police on Sunday, June 18, 2023

Sipas tyre, arrestimi dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve më datë 16 qershor 2023.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet një njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës, dhjetëra gazetarë kanë qenë shenjëstër e sulmeve verbale dhe fizike nga ana e personave të maskuar.


TRT Balkan