Disa shkolla fillore dhe të mesme, madje edhe kopshte, në Banja Lluka dhe qytete të tjera në entitetin e Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, morën sot mesazhe për vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe policia po i kontrollon ato në terren.
Raportime për bomba janë marrë edhe nga shkollat e rajonit të Dobojit dhe Zvornikut, ku është marrë një raport edhe për ndërtesën e Administratës së qytetit.
Ministria e Punëve të Brendshme e entitetit Republika Sërpska mori disa raporte në mëngjes se mesazhet për mjete shpërthyese të vendosura ishin dërguar në adresat e emailit të disa shkollave fillore dhe të mesme.
“Policët po veprojnë në lidhje me raportet e mësipërme në përputhje me udhëzimet për sjelljen e pjesëtarëve të MPB-së në rast të kërcënimit nga mjet shpërthyes ose mjete të tjera të rrezikshme për të kontrolluar çdo vendndodhje”, tha Ministria e Brendshme.
Nxënësit dhe mësuesit e shkollave fillore "Sveti Sava" në Zvornik dhe shkollat fillore "Jovan Cvijiq" në Drinjaça janë evakuuar nga ndërtesat e shkollës pasi kanë marrë një paralajmërim për mjete shpërthyese, tha Departamenti i Policisë së Zvornikut.
Mësimi në shumë shkolla është shtyrë.