Një tërmet me magnitudë 4,3 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:38 në zonën e Kroacisë përgjatë kufirit në veri të Bosnjë e Hercegovinës.
Sizmografët e Shërbimit Sizmologjik në Kroaci kanë regjistruar një tërmet me epiqendër rreth 15 kilometra në jug të Slunjit.
Intensiteti në epiqendër është vlerësuar në nivelet V-VI të shkallës EMS, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash.
Mediat kroate raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Zagreb, rreth 100 kilometra nga epiqendra.
Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti është ndier edhe në BeH, pra në zonën më të gjerë të Bihaqit.
TRT Balkan / agjencitë