Presidenti i Azerbajxhanit në BeH për vizitën e parë zyrtare.     /Foto: AA

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili mbërriti sot në vizitën e tij të parë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), u prit me nderimet më të larta ushtarake para ndërtesës së Presidencës së BeH-së.

Aliyev u prit para ndërtesës së Presidencës së BeH-së në Sarajevë nga kryesuesja Zheljka Cvijanoviq. Ceremonia solemne filloi me një paradë dhe vazhdoi me intonimin e himneve kombëtare të Azerbajxhanit dhe BeH-së.

Më pas pasuan takimet me kryesuesen dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq.

Gjithashtu, është paralajmëruar edhe takimi i delegacioneve zyrtare të BeH-së dhe Azerbajxhanit, pas të cilit janë planifikuar deklarata për media.

Po ashtu, do të bëhet nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik ndërmjet BeH-së dhe Azerbajxhanit.

Presidenti i Azerbajxhanit, Aliyev, është në vizitën e tij të parë zyrtare në BeH. Në takimet e mëparshme të zyrtarëve të BeH-së dhe Azerbajxhanit, marrëdhëniet mes dy vendeve u vlerësuan si të mira dhe miqësore, gjë që u reflektua edhe në bashkëpunimin e suksesshëm në periudhën e kaluar

TRT Balkan / agjencitë