Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Berlinit që mbajti sot punimet në Tiranë, konkretisht, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministres së Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe kryeministres serbe, Ana Brnabic.
Marrëveshja parashikon njohjen e profesione, si farmacistë, veterinerë, infermiere dhe mami, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore.