Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë bllokuar sërish sot punimet e seancës plenare të Kuvendit.
Para nisjes së seancës, deputetët kanë kthyer përmbys karriget pranë foltores.
Pamjet u publikuan në rrjetet sociale nga kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha i cili deklaron se ky aksion nuk do të ndalet.
“Deputetët prej një muaji nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse po mbrojnë Kushtetutën”, u shpreh Berisha lidhur me aksionin e tyre opozitar të cilët prej disa javësh kanë bllokuar punimet normale të Kuvendit.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1579844846102864
Ai theksoi se do të vazhdojë mosbindja civile e tyre pasi i janë mohuar të drejtat kushtetuese.
Më herët në një prononcim për mediat, Berisha tha se “gjëja më e përgjegjshme dhe më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese”.
Opozita tha se do të vijoj të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.