Qindra qytetarë serbë nga veriu, vende të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë kanë protestuar në Rudarë, pjesë e veriut të Kosovës kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në lidhje me barrikadat e vendosura në atë pjesë të vendit.
Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, mes te cilave edhe parulla ,"Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë".
Në ballë të protestës kanë qëndruar drejtuesit e Listës Serbe, në krye me ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.
Përreth skenës ku mbashehin fjalimet janë parë edhe grupe të maskuara të qytetarëve.
Vuçiq mbështet protestat
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët në veri të Kosovës do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre. Nëpërmjet një fjalimi të postuar në rrjetin social Instagram, presidenti serb tha se serbet nuk kërkojnë shumë, por vetëm atë që u takon të gjithë popujve të civilizuar në Evropë.
“Nuk do të fshihem nga të mëdhenjtë dhe të fuqishmit në botë. Do të jem gjithmonë i përgjegjshëm për t’iu bërë thirrje që të ruajnë paqen, sepse paqja është në interesin më të mirë të serbëve dhe të Serbisë, si dhe të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiq.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se nëse Albin Kurti (kryeministri i Kosovës), ua mësyn barrikadave, ajo është rrugë në drejtim të gabuar e cila shpie në skenar katastrofal.