Qeveria e Kosovës: Zgjedhjet në veri të vendit pas verës.     /Foto: Reuters Archive

Qeveria e Kosovës ka shpalosur pikat për të cilat zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë rënë dakord në takimin e 10 korrikut në Bratisllavë.

Siç njofton Qeveria, fokusi kryesor i takimit tё zv/kryeministrit Bislimi me emisarin Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Nё kёtё kontekst, palët janë dakorduar që Qeveria e Kosovёs publikisht të tregojë gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 për qind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

Po ashtu, sipas dakordimit, Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

“Qeveria e Kosovёs nëpërmjet njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”, thuhet në njërën nga pikat e rëna dakord midis palëve.

Tutje, bëhet e ditur se BE-ja do të ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Në fund, theksohet se veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.​

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Serbët lokalë po protestojnë që nga 26 maji në veri, duke kundërshtuar emërimin e kryetarëve të rinj shqiptarë të katër komunave veriore, edhe pse ata vetë nuk morën pjesë në këto zgjedhje.


TRT Balkan / agjencitë