Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi dje se gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut, është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme, jo vetëm të mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë dhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtetformues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në sensin e integrimit në sistemin e vlerave perëndimore politike, etike dhe kulturore.
Në mbrëmjen e organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”, mendimtari dhe politikani i madh shqiptar, i cili e ktheu patriotizmin nga një ndjenjë atdhetarie në një mision për vetëdijen institucionale të shqiptarëve të shekullit të ri, Rama tha se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut, nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike.
“Tema e gjuhës shqipe është në një kontest të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut. Unë nuk them se udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj se çka shqipja e ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, as e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme sepse zgjidhen një herë në katër vite dhe herë janë në një anë e herë nga ana tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë e herë nuk kanë asgjë në dorë”, theksoi Rama.
Sipas tij, kjo është një gjë shumë e madhe për t’u futur në labirintet juridike, të cilat tanimë i përkasin së kaluarës, pasi shumë vite më parë Arbën Xhaferi e Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së