Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i krizës Kosovë-Serbi.     /Foto: AA

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar takimin e fundit të emisarit të posaçëm të Bashkimit Evorpian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi, duke theksuar se Bashkimi Europian duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes Bazë.

Rama theksoi se rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pambarimtë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikanëve vendas është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël për shkak të një kryengritjeje të nxitur nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë faji e Ballkanit të vjetër, për mungesë të një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira”, tha Rama.

Sipas tij, “diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dje në Bruksel është takuar ndaras me kryenegociatorin kosovar Besnik Bislimi dhe atë serb Petar Petkoviq, në Bruksel.

Ai nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në të dyja takimet me përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimorë janë diskutuar një listë çështjesh.

“Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të Dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe deeskalimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, theksoi Lajçak.

TRT Balkan / agjencitë